Nisin konsultimet për qeverinë e re në Itali

  • 08 December 2016 - 21:56
Nisin konsultimet për qeverinë e re në Itali

Presidenti italian, Sergio Mattarella nisi sot konsultimet me forcat politike të vendit për të përcaktuar hapin e radhës, mes zgjedhjeve të përshpejtuara, qeverisë teknike dhe reformës zgjedhore pas dorëheqjes së kryeministrit Matteo Renzi.

Pas humbjes së tij në zgjedhjet e së dielës, Renzi dha dje në mbrëmje dorëheqjen mes batutash dhe diskutimesh në prani të krahut të tij politik, i cili u shfaq i gatshëm për të rinisur betejën politike.

“Nesër në mëngjes do të organizoj me fëmijët një garë në lojën Playstation ku shpresoj të kem më tepër fat se këtu”, ironizoi Renzi, i cili dha dorëheqjen pas refuzimit në referendumin e organizuar për reformën kushtetuese, pasi mbajti postin e kryeministrit prej më shumë se 1.000 ditësh, transmeton Atsh.

Por përpara se të kthehej në Toskana, aty ku jeton familja e tij ai u shpreh qartësisht se mbetej në pozicion luftarak dhe i gatshëm për të mos u gjunjëzuar, duke përfshirë edhe drejtimin e Partisë Demokratike (PD, qendër e majtë).

(Kosova Sot)