Shqiptari nga Medvegja vetëvritet pasi iu mor shtetësia dhe pensioni

  • 02 July 2015 - 09:40
Shqiptari nga Medvegja vetëvritet pasi iu mor shtetësia dhe pensioni

Një shqiptar i moshuar nga Kosova Lindore është vetëvra pasi autoritetet serbe ia morën shtetësinë dhe e lanë pa pension.

Lëvizja Qytetare Vatra përmes një komunikate thekson se ndjen keqardhje të thellë me rastin e vetëvrasjes së plakut 78 vjeçar, Zeqir Sinani, nga Medvegja, i cili posa kuptoi se i është marrë shtetësia nga pushteti serb, e si pasojë e saj iu ndal edhe pensioni, e në pamundësi për të jetuar pa të vetmin burim, pension, ai vendosi t'i japë fund jetës së tij, shkruan portali Bujanoci.net

"Ne, Lëvizja VATRA shprehim indinjatën e thellë për veprimin kriminal të shtytjes në vrasje që po bën politika serbe ndaj shqiptarëve, ku ne si Lëvizje ka kohë që kemi alarmuar faktorin kombëtar dhe ndërkombëtar për këtë problematikë, siç është marrja e shtetësisë mijëra qytetarëve të Bujanocit, Preshevës, Medvegjës.

A thua edhe sa luginas duhet të vetëvriten që faktori ndërkombëtar të kuptojë me të vërtetë gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore, duku iu shkelur të drejtat më elementare të jetës, që është e drejta e shtetësisë, pensioni, siguria, shkollimi etj", thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vatra.