Liderët takohen nesër në përpjekje për të gjetur dalje nga kriza

  • 02 July 2015 - 14:18
Liderët takohen nesër në përpjekje për të gjetur dalje nga kriza

Liderët e katër partive politike kryesore në Maqedoni do të kenë nesër një takim të ri në përpjeke për t’i dhënë fund krizës politike që po hynë në muajin e tretë.
Siç mëson Alsat M, nesër në Klubin e Deputetëve do të bëhet përpjekja finale për marrëveshje përfundimtare në mes të partive politike.

Në takimet gjatë kësaj jave është arritur përafrim i qëndrimeve që duhet të finalizohet në takimin e liderëve. Ndryshe, përfaqësuesit e partive politike sot kanë zhvilluar takime të ndara me ambasadorin amerikan Xhes Bejli.