Kunati e rrihte dhe e mbante të mbyllur në dhomë

  • 03 July 2015 - 20:10
Kunati e rrihte dhe e mbante të mbyllur në dhomë

Bashkëshorti e braktisi duke i besuar vëllait  

“Kunati më goditi e më mbylli në dhomë, madje filloi të më rrihte. Nuk kisha si të mbrohesha, sepse nuk kisha forcë, por më ra të fikët dhe kur u zgjova pashë që ishte bërë natë dhe kisha mbetur e mbyllur në dhomë”, thotë gruaja me inicialet F.D.

“E di çfarë do të thotë të jetosh një muaj e mbyllur në një shtëpi, të mos shohësh dritën e diellit nga jashtë, por vetëm përmes një dritareje”, ishte pyetja e saj që në fillim të bisedës. Kishte frikë të fliste, sepse mendonte sikur prapa vetës po i qëndronte ai, i cili i kishte bërë shumë të këqija, i cili i kishte shkaktuar dhunë sikur kafshëve, kunati i saj që pa pikë mëshire e kishte rrahur e maltretuar në mënyra të ndryshme shumë herë.

Tmerret e përjetuara

Është kjo 35-vjeçarja me inicialet F.D., e cila është rrëfyer për tmerret që ka përjetuar pothuajse një vit të tërë. Një grua e lodhur shumë, saqë edhe frymë kur merrte dridhej e tëra, ngase kishte marrë trauma psikike nga ajo që kishte përjetuar. "Unë u martova me dikë, të cilin kisha zgjedhur vetë. Shkova në një familje ku burri im kishte vetëm një vëlla dhe nënën e tij. Dy vjet jetova bashkë me burrin dhe ata dy, por pas dy vjetësh burri shkoi në Gjermani në mënyrë ilegale, pasi  këtu punë nuk gjente", ka thënë ajo, duke shtuar se bashkëshorti arriti mirë në Gjermani.  “Komunikoja me të dhe pas disa javësh kishte gjetur një vend pune si mekanik dhe u gëzova shumë. Në shtëpi kisha nënën dhe vëllain e tij. Kujdesesha për nënën e tij, sepse ishte e sëmurë, kurse kunati ishte i aftë të kujdesej për vetën ", tregon F.D. Mirëpo, problemet filluan të shfaqeshin pasi i vdiq vjehrra. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)