Dështimi 1.5 miliardësh

  • 04 July 2015 - 08:05
Dështimi 1.5 miliardësh

As Qeveria 'Mustafa' nuk po arrin t'i kthejë fondet

Fondi i privatizimit dhe ai i Trustit Pensional, jashtë funksionit ekonomik

Fondet mbesin të pashfrytëzuara, sepse nuk po punohet në ndryshime ligjore, që mundësojnë përdorimin e tyre. Korniza ligjore është pengesë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve dhe me to duhet të merret Kuvendi, në mënyrë që të përfundojë procesi i privatizimit të NSHve dhe të sigurohen garanci për kursimet pensionale

Me gjithë nevojat e mëdha të vendit, për kapital financiar, të gjitha Qeveritë e pasluftës në Kosovë kanë dështuar që të kthejnë fondet e Kosovës, të cilat aktualisht janë jashtë vendit. Bëhet fjalë për më shumë se 1 miliard e 500 milionë euro të AKP-së dhe të Trustit Pensional të Kosovës. Ndërkaq, sipas ekspertëve të ekonomisë dhe opozitës, faji bie mbi qeveritë tona, përfshirë edhe Qeverinë 'Mustafa', që janë pa ndonjë strategji konkrete të kthimit të këtyre mjeteve. Hashim Rexhepi, ishguvernator i BQK-së, thotë se kthimi i dy fondeve do të ishte i mirëseardhur, sepse qytetarët kanë pritur një Kosovë pak më ndryshe për brezat e rinj dhe gjërat kanë ngecur shumë veçanërisht në planin ekonomik. "Fondet mbesin të pashfrytëzuara, sepse nuk po punohet në ndryshime ligjore të përdorimit të tyre. Korniza ligjore është pengesë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve dhe me to duhet të merret Kuvendi, në mënyrë që të përfundojë procesi i privatizimit të NSH-ve", thotë Rexhepi... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)