Ahmeti përkrah referendumin në Greqi

  • 05 July 2015 - 20:04
Ahmeti përkrah referendumin në Greqi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka postuar një status ku e përkrah referendumin në Greqi.

Referendumin për të cilin pritet të dalin rezultatet brenda pak orësh, kryetari i Prishtinës e sheh si shembull të shumë shteteve të Europës.

Ja postimi i plotë i tij:

Pa marrë parasysh se a jeni për apo kundër masave shtrënguese të përcaktuara nga Evropa për Greqinë, sot një popull po vendos vetë për fatin dhe opcionet para vetës ne krizë e frikë të madhe nga secili opcion.

Dikush mund ta quaj këte largim nga përgjegjësia të qeverisë greke, por sot e gjithë Evropa po shikon kah Greqia vendimin në referendum të popullit grek. Në fakt do të ishte mirë një referendum edhe në shtetet Evropiane mbi kushtëzimet e vendosura nga bankierët ndërkombëtar. Demokracia do të ishte e plotë.

Në ora 21 do të kuptojmë se a është Nai apo Ohi, Po ose Jo dhe kjo do të përcaktojë shumë gjëra ditëve të ardhshme, por po bëhet me demokraci direkte. Të gjithë të tjerët mund të mos e respektojmë vendimin përfundimtar por megjithate duhet të kemi respekt për mundësinë që populli grek e ka sot, ta thotë fjalën e vetë