'Mustafa dëshiron të udhëheqë me dorë të hekurt'

  • 06 July 2015 - 19:41
'Mustafa dëshiron të udhëheqë me dorë të hekurt'

Sociologu Artan Muhaxhiri, duke folur rreth të zgjedhurve të rinj në LDK, ka thënë se zgjedhja e Agim Veliut, Haki Rugovës e Lutfi Hazirit, nënkryetarë të LDK-së, është e pritur, për faktin se kultura politike në Kosovë është e formuar në këtë drejtim, ku liderët përjashtojnë mendimet ndryshe brenda partisë dhe afrojnë konformistët.

“Zoti Isa Mustafa ka treguar se dëshiron të udhëheqë me një dorë të hekurt”.

“Kjo tregon se liderët kosovarë janë alergjik ndaj atyre që mendojnë ndryshe, që kritikojnë”.

“Ata dëshirojnë të udhëheqin pa asnjë kritikë nga askush, këtë e tregon edhe kjo kryesi”, ka thënë Muhaxhiri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Është një lloj shpërblimi për përkrahjen që japin anëtarët e dëgjueshëm”.

“Mustafa është treguar që e ka minimumin e durimit për ata njerëz që e kundërshtojnë”.

“Është një sjellje tipike e një lideri të zakonshëm kosovar që dëshiron ta krijojë një ushtri të vetën brenda partisë”, ka thënë Muhaxhiri.