Dallavere të mëdha me pacientët e dërguar jashtë

  • 07 July 2015 - 16:17
Dallavere të mëdha me pacientët e dërguar jashtë

Ministria e Shëndetësisë, vend i skandaleve

Auditori: Pagesa për shërbimet që nuk janë marrë

Një varg dallaveresh në Programin për trajtimin e pacienteve jashtë vendi. Përveç të tjerash, MSH-ja ka dërguar pacientë jashtë vendit edhe për ato shërbime, që kanë pasur mundësi të merren në QKUK 

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në Programin për Trajtim Jashtë, ka ndarë mjete më shumë për trajtimin e një pacienti jashtë vendit, ani pse me një vendim të bordit shuma e kërkuar për këtë intervenim ka qenë më e ulët. "Në një rast bordi kishte aprovuar vlerën për trajtim 18,900 euro, derisa pagesa ishte bërë në vlerë 22,679 euro me vendim të ministrit", e gjetur kjo në raportin e fundit të Auditorit të Përgjithshëm kushtuar kësaj ministrie. Ndërkohë, parregullsi janë hasur edhe tek pagesat e trajtimit të fëmijëve me leukemi. "Nga Programi për trajtimin e fëmijëve me leukemi bazuar në mostrat tona janë paguar gjashtë raste, që u takonin trajtimeve të tjera. Vlera totale e tyre ishte 16,090 euro. Shuma prej 980 euro ishte paguar për subvencionimin e një pacienti për rrezatim, edhe pse të njëjtit dy ditë më herët i ishte paguar një shumë e njëjtë, për qëllimin e njëjtë nga programi TMJIPSH", thuhet në raport... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)