Politikanët e korruptuar zvarrisin MSA-në dhe liberalizimin e vizave

  • 11 July 2015 - 07:49
Politikanët e korruptuar zvarrisin MSA-në dhe liberalizimin e vizave

BE-ja nuk ia jep dritën jeshile Republikës së Kosovës 

Pa ndryshuar qeverisja, nuk ka perspektivë në BE 

Këto favore, në procesin e integrimeve evropiane, nuk do t'i njihen Kosovës derisa të ketë në krye të shtetit një qeverisje të papërgjegjshme dhe qeveritarë që sundojnë mbi ligjin, theksojnë deputetët dhe analistët politikë

Në takimin e pestë plenar të dialogut për procesin e Stabilizim Asociimit, që u zhvillua para tre ditësh në Prishtinë, në të cilin u diskutua për procesin e përafrimit të Kosovës me BE-në, ratifikimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave, nuk u dhanë sinjale premtuese se këto dy procese të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës do të përmbyllen së shpejti, pavarësisht premtimeve të përditshme të zyrtarëve të lartë kosovarë. Përfaqësues të subjekteve politike opozitare dhe analistët konsiderojnë se ndëshkimi që po vjen nga BE-ja për Kosovën, me vonesën e MSA-së dhe liberalizmin e vizave, është pasojë e mbetjes për një kohë të gjatë të politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me oligarkinë kriminale në krye të shtetit. Deputeti Rexhep Selimi nga Lëvizja 'Vetëvendosje', anëtar i komisionit për siguri në Kuvendin e Kosovës, tha se mbetja ne geto e qytetarëve gjithsesi është një ndëshkim që vjen pa të drejtë nga BEja, sepse janë krerët e korruptuar, të komprometuar të institucioneve të shtetit, qeverisja e tyre e keqe, që po iu shkaktojnë dëme edhe qytetarëve. "Këto favore nuk do t'i njihen Kosovës derisa të ketë në krye të shtetit një qeverisje të papërgjegjshme dhe qeveritarë që sundojnë mbi ligjin", tha ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)