Haziri: Zgjedhjet nacionale të 11 qershorit e deklasuan PDK-në

  • 19 June 2017 - 21:24
Haziri: Zgjedhjet nacionale të 11 qershorit e deklasuan PDK-në

Politologu Arsim Haziri ka gjykim më kritik. "Zgjedhjet nacionale të 11 qershorit përpos që e deklasuan PDK-në në nivel elektoral njëherësh shpërfaqen edhe dobësinë e Kadri Veselit. Sot PDK-ja sipas gjitha gjasave numëron afro 21 deputetë në Parlamentin e Kosovës, shifër jashtëzakonisht e minimizuar në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014, kur numëronte 34 deputetë. Pra, elektorati si PDK-në si sinonim i krimit dhe keqpërdorimit, ashtu edhe LDK-në tejet shumë i ndëshkoi, duke e vërë në pah maksimën se vendit i duhet qeverisje në baza qytetare dhe e përputhshme me nevojën qytetare. Këto zgjedhje nokautuan PDK-në dhe LDK-në, duke fuqizuar skajshmërisht Lëvizjen 'Vetëvendosje', duke ua dyfishuar rezultatin zgjedhor mjaft shumë", tha Arsim Haziri.

Image

 

(Kosova Sot)