Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën me 1.5 kg heroinë

  • 26 July 2017 - 17:54
Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën me 1.5 kg heroinë

Gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme nga policia italiane është bërë e mundur kapja e një sasie të madhe droge, si dhe prangosja e dy shqiptarëve dhe një italiani.

Mediat italane bëjnë me dije se në pranga janë vënë Elio Jançe, 38 vjeç, Orge Tusha 40 vjeç dhe italiani Alessandro Bonaventura, 38-vjeç.

Policia thotë se tre personat u ndaluan teksa po lëviznin me një makinë, ndërsa pas kontrollit atyre iu gjet një sasi prej 1.5 kg heroine. 

(Kosova Sot)