Parashikimi i motit/ Qielli do të jetë “kristal” por temperaturat...

  • 22 August 2017 - 09:08
Parashikimi i motit/ Qielli do të jetë “kristal” por temperaturat...

Moti i kthjellët dhe relativisht i freskët do të dominojë pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Megjithatë, gjatë mesditës do të ketë vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa në zonat malore përgjatë kufirit verilindor do të ketë edhe vranësira kalimtare të cilat gjatë natës do të largohen drejt juglindjes.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një rënie të lehtë, në të dy vlerat ekstremale ditore. Temperatura maksimale nuk do ti kalojë 30 gradët ndërsa ajo minimale pritet të jetë 20 gradë celsiu.

Era do të fryjë mesatare por deri e fortë në mesditë duke arritur shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

(Kosova Sot)