Automobili me vozitje automatike, në të cilin mundeni edhe të jetoni

  • 13 September 2017 - 19:31
Automobili me vozitje automatike, në të cilin mundeni edhe të jetoni

Në vend që të jetë vetëm një mjet për të lëvizur, vetura juaj mund të bëhet edhe objekt shtesë i shtëpisë suaj, nëse e kemi parasysh automobilin koncept të ri të prodhuesit "Renault", që mban emrin "Symbioz". Vetura që ecën vetë shërben si një dhomë shtesë e shtëpisë dhe ka aftësinë që të rregullohet në forma të ndryshme, me kolltukë, ndriçim atmosferik dhe me WiFi. Ky automobil futuristik vjen me një platformë rrotulluese ngritëse. Ky koncept mund të duket bizar, por "Renault" mendon se ai mund të bëhet realitet deri në fillim të vitit 2030.

Dizajni i "Renault SYMBIOZ"

"Symbioz" ka një gjatësi prej 4.7 metrash, gjerësi prej 1.98 metrash dhe lartësi prej 1.35 metrash. Pjesa e epërme ngjan me një shtëpi të dizajnuar nga arkitekti, edhe pse ende përshtatet me linjat e veturës dhe lejon hyrjen e një sasie të konsiderueshme të dritës në kabinë. Qëllimi është vozitja në një ambient të ndriçuar, i cili ngjan me të madhe me një dhomë të ditës. "Renault" do ta prezantojë zyrtarisht këtë koncept në Panairin e automobilave në Frankfurt, i cili do të hapet më 14 shtator dhe do të rrijë i hapur deri më 24 shtator. 'Më nuk mund ta paramendojmë dizajnin e veturës ndaras nga ekosistemi, i cili na rrethon, apo ndaras nga evoluimi i gjërave të mëdha, sikur përdorimi i energjisë elektrike, teknologjitë e vozitjes autonome që ndikojnë në jetët tona, derisa lëvizim nga njëri vend te vendi tjetër", thotë Laurens van den Acker, zëvendëspresidenti i lartë i dizajnit në "Renault". Dizajni i kësaj veture ka për qëllim që ta imitojë enterierin e një shtëpie, me pjesë nga bakri dhe fibrat e karbonit. Ulëset e automobilit vijnë me opsione të shumta, duke përfshirë edhe pozicionin e ulur me zero gravitet. Një opsion tjetër është 'puthja franceze', i cili ofron shumë më shumë ulësen e shoferit, me atë të udhëtarit të përparmë.

Image

 

Vozitje tërësisht autonome

Kompania thotë se ky automobil do të jetë në tërësi autonom sa i përket vozitjes, gjë që dmth se të gjithë brenda tij mund të angazhohen në aktivitete të tjera, pos vozitjes, sikur që është leximi i librit, shikimi i ndonjë filmi, apo puna. Ky automobil do të jetë në gjendje që ta përshtatë shpejtësinë e vet në përputhje me veturën që gjendet përpara, të qëndrojë në korsinë e vet gjatë kthesave, të ndërrojë korsinë, bile të shqyrtojë edhe tollovitë në trafik. 'Renault Symbioz' tregon se si mund ta kombinojmë veturën me shtëpinë", thotë Stéphane Janin, drejtor i dizajnit të veturave koncept të "Groupe Renault". 'Kjo veturë shndërrohet në një hapësirë të lëvizshme banimi, me hapësirë për tërë familjen, e cila mund të shfrytëzohet edhe derisa vetura është e parkuar. 'Automobili ua mundëson udhë- tarëve që të ndihen sikur në shtëpi derisa janë duke udhëtuar, falë dizajnit të enterierit. Kjo mbështetet nga ideja e rritjes së hapësirës ekzistuese për udhëtarët, pa hequr asgjë nga komforti dhe modulariteti. "Renault" ka zhvilluar konceptin 'Symbioz', me qëllim që shtëpia dhe vetura ta ndajnë energjinë. Kilovat orët shpërndahen nëpërmes një rrjeti të mençur, të përbashkët për shtëpinë dhe veturën, në një ambient të inteligjencës artificiale, të aftë për t'i përmbushur nevojat e udhë- tarëve. Nëse gjatë 48 orëve në vijim nuk keni planifikuar ndonjë udhë- tim, atëherë në baterinë e veturës do të mbetet një ngarkesë minimale në baterinë e veturës, që do të mjaftonte për një vozitje të shkurtër, me qëllim të përmirësimit të shpërndarjes së energjisë në botë. Por, nëse planifikoni një udhëtim për fundjavë, atëherë sistemi do ta mbushë në tërësi baterinë të premten mbrëma, duke fikur ngadalë ngrohjen e shtëpisë gjatë natës. Është e mundshme edhe që të programohet sistemi për ta përdorur energjinë e "Renault Symbioz" përkohësisht për drita, TV, kompjuter dhe për aplikacione të tjera të shtëpisë.

Image

 

(Kosova Sot)