Zeka: Shantazhuesi Vehbi Kajtazi e ka djalin ilegalisht me Zëdhënësen e EULEX’it

  • 15 October 2017 - 15:24
Zeka: Shantazhuesi Vehbi Kajtazi e ka djalin ilegalisht me Zëdhënësen e EULEX’it

Deputeti i NISMA’s Milaim Zeka nuk ka dashur të flasë nëse sulmuesi i Vehbi Kajtazit ka punuar si shofer i tij. Ka thënë se për këtë do të flasin Prokuroria dhe Gjykata. Ka thënë se janë personale sulmet e dy themeluesve të Insajderit, Vehbi Kajtazit e Parim Ollurit. Zeka ka thënë se krejt kjo po bëhet pasi ka zbuluar skandale të tyre. Deputeti i NISMA’s po thotë se dy themeluesit e Insjaderit po i hakmerren pasi ka zbuluar skandale të tyre.

“Në asnjë akuzë të njerëzve të insajderit nuk përgjigjem. Veç le të akuzojnë ata. Përderisa e kanë marrë rolin e Prokurorit nuk është kurrëfarë problemi. Ata kanë marrë rolin e cdo gjejë që lidhet me gjyqësor. Për mu Vehbi Kajtazi e Parim Olluri janë të sëmurë mentalë, janë psikopatë, edhe nuk janë gazetarë. Janë reketasha e shantazhera. Janë manipulator. Asnjë lajm të saktë kurrë në jetë nuk e kanë prodhuar”, ka thënë Zeka.

“Këta janë shantazhere, të sëmurë mentalisht. Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri e kanë personale me mu. ua kam zbuluar aferat. E kam zbuluar se Vehbia e ka djalin ilegalisht me Zëdhënësen e EULEX’it. Kam zbuluar se kah e ka marrë dosjen Pronto. Kanë shantazhuar policinë, prokurorë e gjykatës. Kanë shantazhuar edhe njerëz të biznesit. Fare nuk më lë përshtypje çka thonë ata”, ka shtuar ai.

 (Kosova Sot)