Fletushka anti-VV nëpër banesa në Prishtinë

  • 22 October 2017 - 11:55
Fletushka anti-VV nëpër banesa në Prishtinë

Disa fletushka me përmbajtje ironike, që bëjnë anti-fushatë për punën e Shpend Ahmetit, si Kryetar i Prishtinës për mandatin që shkoi, janë shpërndarë sot në mëngjes nëpër banesat kolektive në disa lagje të Prishtinës.

Këto fletushka, në formë libërthi, janë parë të shpërndara në hyrjen e një prej banesave në lagjen ‘Ulpiana’, në Prishtinë.

Logo e Vetëvendosjes, subjektit që i takon Ahmeti është deformuar dhe zemrës  i janë vendosur brinjë duke simbolizuar djallin.

Autori i kësaj fletushke nuk dihet ndërkaq brenda saj listohen disa nga punët e Ahmetit për të cilat pretendohet që janë lënë në gjysmë.

Ajo gjithashtu përmban akuza personale për shkelje të ndryshme ligjore nga individë të LVV-së.

Në fletushka nuk shkruan autorësia e shpërndarësit apo porositësit të tyre ndërkohë që askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për to.

(Kosova Sot)