Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet gomonia me emigrantë, 13 të vdekur

  • 28 July 2015 - 14:57
Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet gomonia me emigrantë, 13 të vdekur

13 viktima janë rekuperuar në një gomone të nisur nga brigjet Libiane drejt Italisë, në bordin e së cilës udhëtonin mbi 522 emigrantë.

Operacioni i shpëtimit u kordinua nga qëndra Operative e qytetit të Romës e Roja bregdetare Italiane pas një kërkese ndihme të mbërritur nga ky mjet lundrues.

Menjëherë në shpëtim të 522 emigrantëve ka mbërritur anija Irlandeze, “Le Niam” e operacionit “Triton”, e cila ka realizuar evakuimin e tyre, në bashkëpunim me aktivistët e organizatës “Mjekët pa kufi”. Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e vdekjes së 13 emigrantëve.

Gjatë ditës së djeshme në brigjet italiane e pikërisht në Kanalin e Sicilisë kanë zbarkuar rreth 1810 emigrantë të shpëtuar nga 5 operacione të ndryshme të rojes bregdetare italiane e të operacionit europian “Triton”.

“Të shpëtosh emigrantët në det është detyrim human“, u shpreh dje Presidenti i Republikës Italiane Serxhio Materella, gjatë hapjes së Konferencës së XI të ambasadorëve italiane në botë.