< Sulmuesi i Nju Jorkut, i lidhur me ISIS-in - Lajme - Kosova Sot
Sulmuesi i Nju Jorkut, i lidhur me ISIS-in

Sulmuesi i Nju Jorkut, i lidhur me ISIS-in

Sulmi i djeshëm në Nju Jorkut, u përgatit në emër të grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS), pasi ishte përgatitur prej disa javësh, njoftoi sot ndihmësshefi i policisë së Nju Jorkut, John Miller.

Sulmuesi i plagosur, Sayfullo Saipov, 29 vjeç dhe me origjinë nga Uzbekistani, u morr në pyetje në spital.

“Sipas hetimit të zhvilluar dje në mbrëmje, del se Saipov e kishte planifikuar këtë prej disa javësh”, deklaroi John Miller në një konferencë për shtyp.

“Ai e bëri këtë në emër të ISIS-it dhe mes objekteve të zbuluara në vendngjarje ishte edhe një mesazh në arabisht, ku citohej ISIS”, shpjegoi ai.

Në sulm kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa më shumë se 20 të tjerë janë lënduar, kur sulmuesi me një kamion goditi disa çiklistë dhe këmbësorët.

 (Kosova Sot)

21 orë e 48 minuta më parë