Hajdutët grabisin vilën e Ilir Metës

  • 28 July 2015 - 21:26
Hajdutët grabisin vilën e Ilir Metës

Pas grabitjes së shtëpisë së deputetit Arbem Ristani mbrëmjen e kaluar, një tjetër grabitje ka ndodhur sot në vilat e Gjirit të Lalzit.

Kësaj here pre e grabitjes ka rënë vila e kryeparlamentarit, Iilir Meta.

Lapsi.al mëson se grabitësit kanë hyrë në oborrin e vilës dhe kanë marrë disa palë atlete.

Është e paqartë si kanë mundur të futen, pasi kjo vilë është gjatë gjithë kohës e ruajtur me roje dhe kamera sigurie.