Lirohet djali i kryetarit të Bujanocit

  • 28 July 2015 - 23:06
Lirohet djali i kryetarit të Bujanocit

Në një aksion të policis javën e kaluar, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë janë arrestuar 15 persona, ne mesin e të cilëve edhe Fatlum Musliu, djali i kryetarit të KKSH-së, njëherit kryetar i KK Bujanocit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë aksioni i policisë kishte të bëjë me parandalimin e tregëtisë ilegale dhe kontrabandës me migrantë si dhe lëndëve narkotike, ku në mesin e të arrestuarve ishte edhe një polic.

Pas arrestimit të Fatlumit nga Konçuli, babai i tij Jonuz Musliu menjëherë kishte deklaruar se familja e tij është në shënjestër të Beogradit, kështu duke reaguar në emër të KKSH-së dhe LPD-së. BujanociNet sot ka mësuar se Fatlum Musliu është liruar nga mbajtja në arrest, por që informacione më të hollësishme nuk ka.

Jo-zyrtarisht është mësuar se nga paraburgimi është liruar edhe një tjetër person nga po i njëjti fshat.