Arrestime masive në Turqi, mbi 100 të arrestuar

  • 09 November 2017 - 13:54
Arrestime masive në Turqi, mbi 100 të arrestuar

Gjatë operacionit kundër organizatës terroriste DEASH të kryer në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, janë arrestuar 101 persona.

Operacioni në të cilin kanë marrë pjesë 1.500 policë, është kryer në koordinim me ekipet për luftë kundër terrorizmit dhe shërbimeve të inteligjencës. Bastisjet janë kryer në 250 adresa, ndërsa me këtë rast është konfiskuar sasi e madhe e dokumenteve dhe materialit digjital.

 (Kosova Sot)