< Kapet pas një viti i shumëkërkuari në Vlorë, ja dy veprat penale që ka kryer - Lajme - Kosova Sot
Kapet pas njė viti i shumėkėrkuari nė Vlorė, ja dy veprat penale qė ka kryer

Kapet pas njė viti i shumėkėrkuari nė Vlorė, ja dy veprat penale qė ka kryer

Policia e Vlorës ka arrestuar 25 vjeçarin Olsi Nexhipi, i shpallur në kërkim prej dhjetorit të vitit 2016.

Nexhipi është dënuar me vendim të formës së prerëpër veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Njoftimi i plotë

Vlorë

Vijon puna për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ! Kapet nga Policia një shtetas i dënuar për dy vepra të ndryshme penale!

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit : Olsi Nexhipi, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas është dënuar me vendim të formës së prerë nr.733 datë 07.12.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” parashikuara nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot)

13 orë e 11 minuta më parë