Qëndron Kastrati i Vetëvendosjes e bën abuzimin më të madh me fëmijët në fushatë

  • 10 November 2017 - 16:34
Qëndron Kastrati i Vetëvendosjes e bën abuzimin më të madh me fëmijët në fushatë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Kamenicës, Qendron Kastrati po abuzon me të madhe me fëmijët në fushatë. Madje këtë e bën shumë hapur, duke publikuar edhe fotografi në rrjetin social Facebook. Por ky nuk është rasti i vetëm që anëtarë të këtij subjekti bëjnë veprime të ngjashme. Përdorimi i fëmijëve në fushata nuk lejohet, vetëm nëse të njëjtët janë familjarë të tyre.

Qëndron Kastrati, i cili po kandidon për komunën e Kamenicës, ka filluar fushatën ende pa nisur ajo edhe zyrtarisht. Ai po i shfrytëzon të miturit për të bërë fushatë më ta.

Kandidati i Vetëvendosjes, i cili është në balotazh me kandidatin e LDK-së, Shaip Surdullin, është duke i shfrytëzuar të gjitha mënyrat që ta fitojë këtë komunë, sikurse është edhe rasti me abuzimin e fëmijëve siç edhe shihet në foto.

Në këso raste zakonisht Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të gjithë atyre që i shfrytëzoje  fëmijët për këso qëllim u ka shqiptuar edhe gjoba.

Ndërkaq, rezultatet përfundimtare të publikuara nga KQZ për Kamenicën tregojnë se Qëndron Kastrati nga Lëvizja Vetëvendosje shkon në balotazh me Shaip Surdullin.

Qëndroni në rundin e parë ka arrit të marrë 33.33 për qind të votave, ndërsa Surdulli mbetet pas tij me 28.81 për qind.

Pas ata kanë lënë PDK-në me 15.30 për qind dhe AAK-në me 14.51 për qind të votave.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot)