< Rama me banorët në Dibër, tregon fiksimin e fortë: Doja të vinte kjo ditë… - Lajme - Kosova Sot
Rama me banorėt nė Dibėr, tregon fiksimin e fortė: Doja tė vinte kjo ditė…

Rama me banorėt nė Dibėr, tregon fiksimin e fortė: Doja tė vinte kjo ditė…

Kryeministri Edi Rama nga takimi i paradites së sotme me banorë të Dibrës ka treguar se mezi e priste të vinte kjo ditë.

“Po sot do të prezantojmë në një takim tjetër projektin e zbatimit të Rrugës së Arbrit. E vërteta është se e kisha një fiksim shumë të fortë që të vinte kjo ditë sa më shpejt se në 27 vjet kush ka kaluar në Dibër për të marrë vota, rrugën ka thënë të parën, pasi ka marrë votat ka ikur e ka harruar dhe kjo u përsërit kaq shpesh sa me plot të drejtë dibranët që të qeshin edhe kur s’ke faj, jo më edhe kur ke faj na qeshnin të gjithëve kur e përmendnin”- tha ai.

Rama tregoi se në projekt rruga ka një përmirësim të konsiderueshme për urave, lartësive dhe gjithë trajektores dhe kohës së shkurtët për të arritur në Tiranë. “Bëhet me thuajse gjysmën e kostos së parashikuar në idenë e vjetër që ishte një marrëzi. Këtë muaj ministri i Infrastrukturës po negociojnë kontratën financiare me kompaninë fituese dhe kantieri do të hapet dhe nuk do të ndalojë më deri sa të ndërtohet plotësisht. Zotimi ynë që kjo rrugë të ndërtohet brenda këtij mandati është i garantuar”- tha ai.

 (Kosova Sot)

10 orë e 6 minuta më parë