< Zbulohet identiteti i spiunes, veterane e ushtrisë izraelite - Lajme - Kosova Sot
Zbulohet identiteti i spiunes, veterane e ushtrisė izraelite

Zbulohet identiteti i spiunes, veterane e ushtrisė izraelite

Ndërkohë që kompania e zbulimit izraelit është penduar se ka marrë rastin e Harvey Weinstein, i përfshirë në skandalin e Hollywood-it, kanë dalë në pah fakte të reja që implikojnë producentin për angazhim të spiunëve tjerë misteriozë.

Mediat britanike shkruajnë se është zbuluar identiteti i spiunes, e cila ka punuar për Weinstein.

Bëhet fjalë për Stela Pen Pehanak, veterane e ushtrisë izraelite, e cila është angazhuar nga producenti amerikan për t’i dalë në ndihmë rreth skandalit seksual që ka shpërthyer në industrinë e filmit amerikan.

Spiunia misterioze është aktore, me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina, gjyshja e së cilës Zejneb Hardaga ka shpëtuar familjet hebrenje në Sarajevë gjatë kohës së Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.

Më vonë familja e saj ishte zhvendosur në Izrael.

Image

 

(Kosova Sot)

3 orë e 18 minuta më parë