Të hënën nis dëgjimi në arbitrazh për ‘rastin AXOS’

  • 11 November 2017 - 15:33
Të hënën nis dëgjimi në arbitrazh për ‘rastin AXOS’

Kosova do të përballet me kompaninë AXOS GMBH në arbitrazh, që do të nisë të hënën dhe do të përfundojë shtatë ditë më pas, për rastin e dështimit të privatizimit të PTK-së.

Të hënën do të nisë dëgjimi i palëve në arbitrazh, ICSID, për kontestin PTK – Axos GMBH, që do të zgjasë shtatë ditë.

KPMG Bulgaria do ta përfaqësojë Kosovën, pasi është përzgjedhur gjatë verës nga Qeveria e Kosovës, e cila për këtë punë do të paguajë 100 mijë euro.

Procesi i privatizimit të PTK kishte nisur në vitin 2010, ku në vitin 2013 ishte shpallur fituese Axos që kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve.

Ky proces u kundërshtua nga opozita dhe privatizimi dështoi dhe kompania Axos tash kërkon dëmshpërblim në shumë prej 50 milionë eurove.

 (Kosova Sot)