Vushtrri, vetura përfundon në ara (Foto)

  • 29 July 2015 - 14:11
Vushtrri, vetura përfundon në ara (Foto)

Një automjet në rrethana të pasqaruara, në dalje të qytetit të Vushtrrisë, sot në mëngjes ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në ara.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se automjeti është vetaksidentuar, transmeton veriu.info.

“Në rrugën magjistrale, në dalje të qytetit të Vushtrrisë, një automjet ka dalë nga rruga. Duke u bazuar në hetimet e deritanishme, konfirmohet se nuk ka pas automjete tjera të përfshira në këtë aksident”, ka thënë Zahiti.

Image