Përmbyset një furgon, dy të lënduar në Librazhd

  • 29 July 2015 - 17:24
Përmbyset një furgon, dy të lënduar në Librazhd

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Librazhd. Në orët e para të pasdites së sotme një furgon mallrash teksa lëvizte në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas është përmbysur.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Malorja e Pishkashit”, ku në furgonin me targa AA 450 DM udhëtonin dy personat e lënduar.
Të plagosurit drejtuesi i mjetit D. Sh., 35 vjeç me banim në Tiranë dhe vëllai i tij E.Sh., 25 vjeç janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, transmeton noa.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka nodhur për shkak të shpejtësisë së madhe në kthesë, ndërsa uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.