Tre të arrestuar për kalim ilegal të kufirit Shqipëri - Kosovë

  • 29 July 2015 - 17:51
Tre të arrestuar për kalim ilegal të kufirit Shqipëri - Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë

Dy janë meshkuj dhe janë arrestuar në fshatin Rapqe në Dragash e një tjetër është femër dhe është arrestuar në fshatin Lugbunar në Gjakovë.

Policia njofton se të arrestuarit në Dragash, shtetas të Shqipërisë, kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Ndërsa e arrestuara në Gjakovë, që ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, pas verifikimit është konstatuar se të dyshuarës i është shqiptuar masa e largimit në vitin 2014 dhe ndalimin e hyrjes në RKS për dy vjet.

E dyshuara është dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjakovë.