Në Kinë janë gjetur mbetjet e afro 100 njerëzve të deformuar (Foto)

  • 29 July 2015 - 19:34
Në Kinë janë gjetur mbetjet e afro 100 njerëzve të deformuar (Foto)

Në një shtëpi parahistorike në lindje të Kinës, janë gjetur trupat e 97 personave, të gjithë me deformime në trup.

Aty përfshihen trupat e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në mes të njëzetave - të gjitha së bashku, në një shtëpi që nuk ka më shumë se njëzet metra katror, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kanë thënë se kjo ka mundur të jetë si pasojë e ndonjë “fatkeqësie parahistorike”, apo shkaku i ndonjë epidemie të kohës.

Sipas ekspertëve, aty ishin bërë bashkë të gjithë ata që nuk ishin në gjendje të rregullt dhe jetonin në shoqëri me njëri-tjetrin.

Lokacioni që dyshohet të jetë i vjetër mbi pesëmijë vjet, është gjetur nën rrënojat e qytetit, që tash mban emrin Hamin Mangha.