Borë e madhe pritet në Britani

  • 19 November 2017 - 11:26
Borë e madhe pritet në Britani

Parashikuesit e motit thonë se shumë shpejt Britania mund të mbulohet nga bora. Veriu i Anglisë dhe Skocisë ka gjasa të goditen me rënie të temperaturës, ndërsa fryjnë erërat e hidhura të Arktikut.

Sipas raporteve të motit temperaturat mund të ulen deri në -10 ° C. Bora mund të arrijë në disa centimetra dhe paralajmërojnë se kjo mund të ndikojë në bllokimin e rrugëve dhe shërbimet e transportit.

Fluksi tjetër i borës pritet ditëve të ardhshme, por vlerësohet se nuk do të shkaktojë probleme të mëdha.

Nga e marta e tutje, pjesa tjetër e Britanisë së Madhe mund të presë mot të paqëndrueshëm me "periudha shiu dhe erëra të forta". Do të ketë 'borë të mëtejshme në kodrat skocez' dhe temperaturat do të ndjehen më të ftohta për shkak të erërave të forta dhe goditjeve të mundshme në shumë vende të mërkurën dhe të enjten, thuhet në parshikimin e motit.

(Kosova Sot)