Deputetët s'kanë kujt t’ia adresojnë pyetjet, ministrat askund

  • 30 July 2015 - 12:15
 Deputetët s'kanë kujt t’ia adresojnë pyetjet, ministrat askund

Kryeministri dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës e kanë obligim të jenë në seancat e Kuvendit, sidomos në kohën e pyetjeve parlamentare.

Por, në shumicën e rasteve deputetët nuk kanë kujt t’ia adresojnë pyetjet, pasi që anëtarët e Qeverisë mungojnë.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në seancën e sotme plenare ku shumica e ministrave nuk ishin prezent në séance për t'iu përgjigjur deputetëve, transmeton "Kosova Sot ONLINE".

Deputetë të pozitës dhe oozitës shtynë pyetjet e tyre për seancën e radhës, derisa shprehën brengën për mosardhjen e ministrave në seancë.

Deputetja e “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu tha se ministri Drejtësisë vazhdon të mos vijë në seancë edhe pse e ka obligim kushtetues.

Edhe deputeti tjetër i kësaj partie Visar Ymeri nuk mori përgjigje në pyetjet e drejtuar ministrit Blerand Stavileci pasi ky I fundit nuk ishte në séance, derisa Ymeri ironizoi duke thënë nuk e di nëse është ende ministër Stavileci.

Edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu pyetjen e shtyri për seancën e radhës pasi ministri I Punëve të Brendshme Skender Hyseni nuk ishte në seancë për t’i dhënë përgjigje.

(Kosova Sot)