“Ik se s’më ha k**i! Zbardhet përplasja mes Braçes dhe deputetit të PD Shehaj

  • 23 November 2017 - 17:47
“Ik se s’më ha k**i! Zbardhet përplasja mes Braçes dhe deputetit të PD Shehaj

Një debat për çështjen e procedurës është kthyer në thuajse një përplasje fizike mes dy deputetëve të PS e PD në komisionin parlamentar të ekonomisë.

Kryetari i komisionit Erion Braçe nuk ka lejuar ndërhyrjen e deputetëve të PD për t’i drejtuar pyetje Ministres së Drejtësisë Gjonaj, e cila ishte e pranishme në komision. Sipas Braçes, deputetët e PD kërkojnë fjalën për procedurë jo për të bërë pyetje, por për të bërë deklarata politike dhe komente. Ministrja është larguar dhe një debat ka patur mes Erion Braçes e deputetes së PD Jorida Tabaku:

Tabaku: Zoti kryetar kur kërkojnë fjalën anëtarët e komisionit mund të kenë pyetje edhe më të gjata.

Braçe: Jo, pyetje jo. Pyetjet e gjata nuk janë komente.

Tabaku: Ashtu siç i kanë pyetjet, nëse s’marrin përgjigje…

Braçe: Zotëria (Agron Shehaj) e tha vetë “Ky ishte opinioni im për çfarë tha ministrja”. Më vjen keq. Pse do ta bësh opinionin pyetje. S’ka pikë kuptimi. Ndryshe si bie radha asnjërit në këtë komision.

Në këtë moment flet vetë deputeti Agron Shehaj duke e quajtur Braçen të pangopur

Shehaj: jeni të pangopur. Nuk të mjaftuan 27 vjet.

Braçe: Më duhen 38 mln dollarë.

Në këtë moment Shehaj i afrohet Braçes dhe vijon të replikojë me të. Kryetari i Komisionit i bën me shenjë që të largohet. Pak momente më pas ndërhyn punonjësi i gardës dhe largon deputetin e PD-së.

Por Agron Shehaj i afrohet sërish Braçes i cili çohet në këmbë gjithashtu. Në këtë moment dëgjohet dhe fjalori banal:

Braçe: Ik tani, ik tani! Ik se s’më ha k***. Ik se e mora vesh.

Tabaku: Zoti Braçe…

Braçe: Po ik tani!

Në këtë moment gardisti largon deputetin e PD-së ndërsa Braçen e tërheq mënjanë Anastas Angjeli.

Disa orë pas këtij debati, ka reaguar dhe vetë deputeti I PD-së Agron Shehaj, I cili përmes një postimi në rrjetin social ku shkruan:

Kërkova fjalën në Komisionin e Ekonomisë dhe u mohua për të disatën herë nga kryetari i saj. I thashë atij se s’mund të ndërpresë fjalën e opozitës. 

Pasi u mohua dhe pas fyerjeve të papranueshme, iu kheva duke i thenë se “je një hiç që ke 27 vjet që jeton në kurriz të njerëzve dhe vazhdon t’u marrësh shpirtin. Nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde. Të të vijë turp, i pangopur”.

(Kosova Sot)