Të shtëna me armë zjarri në Pejë

  • 23 November 2017 - 23:03
Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Policia e Pejës ka dalë në vendin ku rreth orës 21 ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Një veturë e tipit “Audi” është rrethuar me shirita të Policisë te rrethrrotullimi përballë Stacionit të Trenit në qytet.

Vetura, me tabela 03, i ka xhamat e thyer.

Ai tha se për momentin nuk ka informacione për të lënduar në këtë incident.

Ibraj tha se njësitë përkatëse të Policisë po merren me rastin, kallxo.com.

Ndërkaq, në Spitalin Rajonal të Pejës nuk është pranuar ndonjë person të plagosur.

(Kosova Sot)