Askush nuk mban përgjegjësi për ngarkesën e qytetarëve shqiptarë me faturat e papaguara të serbëve të veriut? Foto/Video
Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se qytetarët kanë vlerësuar se qeveria dhe ZRRE-ja duhet të japin llogari për këto shpenzime që janë bërë, pasi ky është vendim i njëanshëm pa i pyetur qytetarët fare.
Muharrem Morina thekson se jo që duhet dhënë llogari por është dashtë të jepet llogari qysh para një dekade. “Pra, tani është tepër kohë e humbur sepse ne kemi paguar të gjithë për pjesën e Mitrovicës së veriut”.
Shpend Hamiti thekson se qeveria dhe ZRRE-ja duhet të japin llogari për këto shpenzime që janë bërë. “Besoj se ka qenë vendim i padrejtë ky dhe duhet kthehen të hollat që qytetarët kanë paguar për atë pjesë”.
Milazim Morina thotë se duhet dikush të jap përgjegjësi pasi ky është vendim i njëanshëm pa na pyetur neve fare. “Këto janë bërë jashtë vullnetit tonë dhe ato janë të hollat tona dhe duhet të na kthehen”.

(Kosova Sot)