Kosovarët mbesin pa sigurime shëndetësore

  • 31 July 2015 - 16:36
Kosovarët mbesin pa sigurime shëndetësore

Qeveria po e dështon zbatimin e ligjit

Opozita kritikon ashpër ministrin e Shëndetësisë 

Mbi 80 milionë euro në vit pacientët kosovarë i shpenzojnë për trajtime shëndetësore jashtë vendit, qoftë përmes fondeve të Ministrisë së Shëndetësisë për shërim jashtë vendit apo edhe mjeteve vetjake 

As në këtë vit shumica e qytetarëve nuk do të gëzojnë sigurime shëndetësore, ani pse në fillim të këtij viti ishte paraparë që ky ligj të fillojë së implementuari. Ndërkohë, sipas deputetes së Kuvendit të Kosovës, si dhe anëtares së Komisionit për shëndetësi, Time Kadriaj, zvarritja e këtij ligji është një e keqe më shumë që po i ndodh shëndetësisë kosovare. "Ky është shqetësim edhe i Komisionit për shëndetësi, andaj vlerësoj që sa më parë duhet të fillojë zbatimi i këtij ligji", ka thënë ndër të tjera Kadriaj. Kjo e fundit ka shtuar se duke pasur parasysh se në çfarë gjendje të keqe është shëndetësia kosovare, ky ligj nuk duhet të shtyhet më. "Është një lajm i keq nga Ministria e Shëndetësisë se ligji nuk do të fillojë së zbatuari deri në vitin tjetër", ka pohuar ajo, duke njoftuar se me shtyrjen e zbatimit të ligjit në fjalë, si dhe mungesës së shërbimeve jokualitative shëndetësore, qytetarët po detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekë- sore nëpër Qendra Rajonale të vendit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)