Një qytet i tërë i VARUR NGA DROGA

  • 11 December 2017 - 20:34
Një qytet i tërë i VARUR NGA DROGA

E PËRDORIN I MADH E I VOGËL 

Edhe fëmijët 10- vjeçar janë të varur nga droga e quajtur "ice" (akull)

Një qytet i vogël, i cili gjendet rreth 550 kilometra larg qytetit më të afërt, të madh, është qendër e një sekreti të errët, i cili ka shfarosur gjenerata të tëra të banorëve të tij. St George (Saint Xhorxh), një qytet i vogël në Kuinsland, me vetëm 3,000 banorë, është qendër e një epidemie të drogës, me përmasa epike, ku ajo ka përfshirë edhe anëtarët më të rinj të këtij komuniteti. Edhe fëmijët 10 vjeçar janë të varur nga droga e quajtur "ice" (akull).

Image

Shiringat mund të shihen gjithandej qytetit 

Një vajzë 14 vjeçe ishte trajtuar me "ice", meqë ajo ankohej se ishte tepër e lodhur në shkollë, për shkak se prindërit e saj organizonin çdo ditë 'ndeja' të konsumimit të pafrenuar të drogës, të cilat e linin vajzën pa gjumë. "Njëra prej hallave të saj i kishte dhënë vajzës 'ice', me qëllim që ajo të mos flinte në shkollë", thotë kryesuesja e një komuniteti mbështetës, Robyn Fuhrmeister. Vajza të nesërmen përjetoi një krizë, para shokëve dhe shoqeve të klasës. Shiringat mund të shihen gjithandej qytetit, shpesh në oborre shkollore. Përhapja e vartësisë trashëgohet, ku 'ice" i infiltron fëmijët që nga lindja.

Gjatë tri vjetëve të fundit, numri i arrestimeve është katërfishuar

Një grua që lindi djalë, ua dha foshnjën menjëherë autoriteteve, në mënyrë që djali të rritej në një ambient adekuat. Ky ishte fëmija i gjashtë që ajo 'e dhuronte'. Gjatë tri vjetëve të fundit, numri i arrestimeve është katërfishuar, nga 65 në vitin 2014, në 235 gjatë 12 muajve të fundit, gati 10% e popullsisë. Fëmijët janë mësuar t'i shohin prindërit e tyre duke u marrë nga policia, të lidhur me pranga. Përkundër kësaj, kryetari i këtij qyteti, Richard Marsh, beson se problemi më i madh i qytetit nuk ka të bëjë me gjeneratat më të vjetra, që vazhdimisht janë nën ndikimin e drogës, por me banorët më të rinj, të cilët shkojnë në shkollë pa këpuca, të uritur dhe, shumë shpejt, shkojnë rrugës e cila ka marrë tanimë shumë prej prindërve dhe të afërmve të tyre të shumtë, rrugës së drogës akull. 

(Kosova Sot)