Kadiu që u bë sheh

  • 02 August 2015 - 18:01
Kadiu që u bë sheh

Sheh Tahiri shërbeu si udhëheqës i institucioneve arsimore në Stamboll

Mendohet se Teqeja e Planesë është themeluar përafërsisht rreth vitit 1853. Kjo përllogaritje e themelimit mbështetet në numrin e kobureve në tyrben e kësaj teqeje, në udhëheqësit e teqesë dhe në analizën e disa rrethanave historike, që lidhen me kontributin e saj

Të gjitha teqetë e Prizrenit kanë historitë e tyre shumë të bujshme, siç ka edhe Teqeja e Planesë. Dr. Nexhat Çoçaj, studiues i etnologjisë, shprehet për "Kosova Sot" se tarikatet i kanë rrënjët në Kuran. Sheh Ismail Aga ka thënë se tarikati – si rrugë e zgjedhur e besimit islam, është në kuadër të katër rrathëve koncentrikë, pa të cilët as nuk mund të kuptohet e as të prezantohet islami i vërtetë. Ai thotë se Teqeja e Sheh Tahirit në Planejë është e njohur për veprimtari kombëtare. “Teqeja e Sheh Tahirit në Planejë, u ngrit në mesin e dytë të shekullit XIX, po në atë vend ku gjendet edhe sot. Themelues i Teqesë në Planejë është Sheh Tahiri, i biri i Imerit. Ndonëse nuk kemi të dhëna të sakta për jetën dhe veprën e Sheh Tahirit të parë, për të cilin mendohet se ishte bashkohanik i atdhetarit Ymer Prizreni, mendojmë se Teqeja e Planejës është themeluar përafërsisht rreth vitit 1853, pra para 159 viteve. Këtë përllogaritje të themelimit e mbështes në numrin e kobureve në tyrben e kësaj teqeje, në udhëheqësit e teqesë dhe në analizën e disa rrethana historike, që lidhen me kontributin e kësaj teqeje. Sheh Tahiri, i cili kishte arritur të shkollohet, për një periudhë kohore kishte shërbyer si udhëheqës i disa institucioneve arsimore në Stamboll”, shprehet Sheh Ismail Aga.  (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)