"Korrieri i Ballkanit": A po shpërthen Vetëvendosja?! - Lajme - Kosova Sot
"Korrieri i Ballkanit": A po shpėrthen Vetėvendosja?!

"Korrieri i Ballkanit": A po shpėrthen Vetėvendosja?!

“Lëvizja `Vetëvendosje’ është në prag të shpërthimit”. Kështu shkruan agjencia e njohur “Korrieri i Ballkanit”, e cila publikohet në disa gjuhë.

Viti 2018 duket se ka nisur me tensione të larta për partinë më të madhe opozitare në Kosovë. Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Visar Ymeri, dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat e tij në parti dhe zgjedhja e drejtuesit të ri duket se nuk do të kalojë pa tensione.

Në konferencën për shtyp gjatë së cilës nuk pranoi pyetje, Ymeri tha se këtë po e bën si shenjë mospajtimi për zhvillimet që kanë ndodhur në këtë parti së fundmi, por edhe si një akt zhgënjimi.

“Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës time si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundur të drejtosh, e nëse nuk drejton atëherë nuk ka kuptim që të mbetem kryetar. Shpresoj që kjo dorëheqje e imja do të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën kemi ardhur”.

Komentet e Ymerit treguan ndarjet brenda Vetëvendosjes, ndërsa kjo forcë i drejtohet zgjedhjeve për kryetarin e ri, garë ku merr pjesë edhe ish-kryetari i saj Albin Kurti.

“Jemi përballur me një fushatë sistematike, të shpifjeve, insinuatave, linçimeve etiketimeve nga më të ndryshmet. Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtorë shërbimesh, njerëzit që kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albin Kurtit. Disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen, por kjo nuk ka ndodhur as sot. Këtë metodë nuk e pëlqej, nuk e mbështes sepse kjo e dëmton shumë organizatën tonë, pra metodën e eliminimit politik”.

Megjithëse, shfaqi problemet e partisë, Ymeri vlerësoi arritjet e saj si ndalimi i Asociacionit të komunave serbe, apo i Demarkacionit me Malin e Zi.

(Kosova Sot)

19 orë e 27 minuta më parë
21/01/18
aaaaaaaa