E zhvesh lakuriq dhe e rreh brutalisht ‘dashnoren’ e burrit, kur e kupton që është shtatëzënë e... (Video) +18 - Lajme - Kosova Sot
E zhvesh lakuriq dhe e rreh brutalisht ‘dashnoren’ e burrit, kur e kupton që është shtatëzënë e... (Video) +18

E zhvesh lakuriq dhe e rreh brutalisht ‘dashnoren’ e burrit, kur e kupton që është shtatëzënë e... (Video) +18

Një vajzë e re është rrahur brutalisht nga një grup grash, pasi njëra prej tyre pretendonte se ajo ia kishte “vjedhur” bashkëshortin dhe kishte mbetur shtatzënë me të.

Ngjarja e tmerrshme është filmuar në rrugët e një qyteti në Kinë, ku në prezencë të kalimtarëve, gruaja e nervozuar kërcente me këmbë mbi barkun e vajzës që kishte mbetur shtatzënë me partnerin e saj

Ajo kishte mbathur take të larta dhe vazhdimisht kërcente mbi barkun e vajzës së re, të cilën përpos që e zhveshin në qendër të qytetit, ato vazhdimisht e godasin me shkelma e grushta.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor ndërsa tani është publikuar videoja në internet, ku viktima dëgjohet duke bërtitur “jam shtatzënë, nuk mund t’i duroj goditjet”.

Por, këto lutje nuk i bënin edhe aq shumë përshtypje gruas që ia kishte vjedhur bashkëshortin, derisa videoja tre minutëshe shfaq vajzën e përgjakur.

Nuk dihet për fatin e viktimës nëse ka humbur fëmijën apo është arrestuar ndonjëra prej grave lidhur me sulmin brutal.

(Kosova Sot)

16 orë e 1 minuta më parë
22/04/18