Juristi i njohur: Pse shkarkimi i Haki Çakos është i vonuar - Lajme - Kosova Sot
Juristi i njohur: Pse shkarkimi i Haki Çakos është i vonuar

Juristi i njohur: Pse shkarkimi i Haki Çakos është i vonuar

Shkarkimi i Haki Çakos në këtë moment e bën akoma më shumë fajtore qeverinë Rama.

Kështu deklaroi Çlirim Gjata i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Channel One. 

"Shkarkimi kaq vonë e bën fajtore qeverinë dhe kryeministrin . Kjo duhet të kishte ndodhur më herët, shumë më herët, madje vetë zoti Çako duhet të largohej nga ky post në momentin që filluan çështjet e narkotikëve.

Po e lëmë nivelin e luftës kundër krimit, atij që quhet krim ordiner , të vrasjes etj që është i një shkalle shumë të lartë ku me ironi thuhej, madje  ju gazetarët keni përdorur  me ironi që sukseset më të mëdha të policisë janë  rripi i sigurimit dhe  respektimi i semaforëve në Tiranë se në rrethe nuk dihet sa semafore ka. Ky është suksesi i 4 vjecarit që shkoi, flas në kuadrin e humorit.  Zoti Çako duhet ta kishte dhënë dorëheqjen që në pranverën e 2017.  Momentin që Tahiri u shkarkua nga Kryeministri , ishte dhe koha e çadrës, mendoj që një nga shkaqet që u largua ishte dhe presioni i ndërkombëtarëve për Kanabisin.  

Për shkak të kanabisit Shqipëria ka marrë një njollë të madhe. Me ato para u blenë zgjedhjet, është një akuzë goxha e fortë.  Qeveria nuk është përballur me këtë akuzë.  Përderisa qeveria po e mbante me zor, do të thotë që vazhdojnë magazinat të jenë plot.  Diskutohet për tonelata, jo për kilogram.  

Ka një lloj burrërie dorëheqja që ne nuk dimë ta kthejmë në institucion.  Ka patur ministra që kanë thënë “jemi lodhur” . Një farë burrërie është dhe kjo.  Dhe zoti Cako kështu duhet të vepronte. Nuk isha i zoti të zgjidhja këto, këto probleme, po largohem… Kur ndodhi skandali me policët Cako duhet të kishte dhënë dorëheqjen.  Ata ishin vartësit e tij. Është i dyti  në hierarkinë në forcën shtrënguese të shtetit.  Kryeministri bëri një lëvizje që solli një përplasje të madhe me opozitën . Ishte e panevojshme ndoshta.. . Ai kërkoi të liheshin protestat sepse ishin në prag të celjes së negociatave.  Në parim kjo duket goxha deklaratë. Opozita nuk duhet lënë në cepin e ringut.

Uroj që të bëhet vettingu nën presionin e ndërkombëtarëve sepse policia nuk mund ta bëjë dot vet. Nuk e di a do të ketë shkarkime të tjera.  Duket sikur janë lëvizje të dëshpëruara të qeverisë.  

Gjata shprehet i bindur se kryeprokurorja Marku është e kapur nga mazhoranca dhe këtë sipas tij e tregon gjithçka po ndodh aktualisht.

Kryeministri bëri një lëvizje të gabuar me prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm.  Mendoj se kryeprokurorja Marku është e kapur nga politika, të gjitha lëvizjet e saj, gjithcka po ndodh, e vërteton këtë.  

(Kosova Sot)

8 orë e 44 minuta më parë
21/10/18