Mot kryesisht i butë, tabela e temperaturave për 3 ditë - Lajme - Kosova Sot
Mot kryesisht i butë, tabela e temperaturave për 3 ditë

Mot kryesisht i butë, tabela e temperaturave për 3 ditë

Fillimi i javës me mot të butë, kryesisht me vranësira.

Rrymat e ngrohta nga Afrika veriore, do të vazhdojnë të depërtojnë mbi rajon edhe ditëve të para të javës, derisa fusha anticiklonike që po zhvendosen nga Atlantiku verior do t’i bashkohen fushave anticiklonike që ndodhen mbi Turqi, ku do të kushtëzojnë mot stabil edhe gjatë këtyre ditëve.

Temperaturat e ajrit edhe gjatë kësaj periudhe do të mbesin mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 0C deri +3C, e ato maksimale nga 10C deri në 11C, e nga dita e enjte pritet të zbresin në deri në 7C. Sipas tendencave të fundit, në fundjavë temperaturat pritet të zbresin rreth vlerave mesatare.

Do të vazhdoj të mbajë mot i butë, por kryesisht me vranësira dhe pa të reshura. Në orët e mëngjesit në vise të ulëta priten mundësi për mjegull, që vende-vende ka gjasa të mbetet edhe pasdite.

Nga dita e mërkurë një sistem frontal që ndodhet mbi Mesdheun perëndimor, pritet që gradualisht të zhvendoset mbi rajonin tonë, e ditën e enjte në mbrëmje dhe të premten, do të favorizojë mot kryesisht të vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. 

 

 

(Kosova Sot)

3 minuta më parë
19/08/18