31 vjeçari shkodran rrah turistin francez

  • 03 August 2015 - 19:05
31 vjeçari shkodran rrah turistin francez

Një turist francez është rrahur me sende të forta një ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dhërmi, Vlorë.

Turisti me inicialet J.M, 26 vjeç, banues në Paris, është rrahur nga 31-vjecari shkodran me inicialet T.N. Policia nuk bën me dije arsye e këtij konflikti.

Francezi është dërguar në spital, pas plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, transmeton Lapsi.al.