Burjani: Në Kosovë po ndodh një lufte për pasurim

  • 16 January 2018 - 14:33
Burjani: Në Kosovë po ndodh një lufte për pasurim

Eksperti i fushës së Drejtësisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Blerim Burjani, tha për " Kosova Sot", se kjo klasë politike duhet të jetë e vetëdijshme për problemet aktuale, duhet të kuptojë se kjo politikë e zhvatjes dhe përfitimeve duhet të ndalet. "Në Kosovë po ndodh një lufte për pasurim dhe nuk duket të jetë e rëndësishme si dhe qysh, me rëndësi për të përfituar dhe për të shpëtuar nga skamja, kurse disa tashmë janë bërë kategori borgjeze, dhe në këtë aspekt më së miri po jetojnë politikanët", vlerësoi Burjani. Sipas tij,  Kosova ka nevojë për tri çështje urgjente. "Zhvillimi ekonomik, mbrojtja sociale dhe shëndetësore, këto tri tema sa më parë duhet angazhim për të sjellë një ndryshim thelbësor në jetën e qytetarëve", u shpreh më tutje ai. Sipas tij, këto tri tema janë arsyeja kryesore pse të rinjtë tanë po e mësyjnë perëndimin dhe gjetiu.

(Kosova Sot)