Šoltes dënon vrasjen e Ivanoviqit u bën thirrje institucioneve të sjellin fajtorët përpara drejtësisë

  • 16 January 2018 - 15:33
Šoltes dënon vrasjen e Ivanoviqit u bën thirrje institucioneve të sjellin fajtorët përpara drejtësisë

Deputeti Igor Šoltes dënon vrasjen e Oliver Ivanoviq dhe u bën thirrje institucioneve të sjellin fajtorët përpara drejtësisë.

Deputeti Igor Šoltes, Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (Grupi i të Gjelbërve / EFA) është i tmerruar për vrasjen e kreut politik serb në Kosovë Oliver Ivanoviq që ndodhi sot në Mitrovicën Veriore.

Šoltes  thotë : ''Unë e dënoj fuqishëm vrasjen e cila po hedh hije të errët në sundimin e ligjit dhe dialogun. U bëj thirrje të gjitha institucioneve relevante që të bëjnë gjithçka që kanë në fuqinë e tyre për t'i sjellë fajtorët përpara drejtësisë. "

Z. Šoltes gjithashtu shpreh ngushëllimet e tij më të thella për familjen e viktimës. '' Ky akt i tmerrshëm nuk duhet të inkurajojë hakmarrjen dhe dhunën, gjë që mund të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në zonë. Përgjigja e duhur është dialogu, biseda dhe sundimi i ligjit," shtoi ai.

(Kosova Sot)