Milaim Zeka me akuza të rënda ndaj Kadri Veselit e Behgjet Pacollit rreth Gjykatës Speciale

  • 17 January 2018 - 19:41
Milaim Zeka me akuza të rënda ndaj Kadri Veselit e Behgjet Pacollit rreth Gjykatës Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka akuzuar Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli se po tallen me ndërkombëtarët lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale dhe atë të Demarakcionit.

Të dy këta lider politik, Veseli e Pacolli sipas Zekajt, kanë tjera raporte me deputetë e tjera me ndërkombëtarët.

“Dështimi i mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, sot, ka ardhur pikërisht me fajin e atyre që ndryshe flasin me ne e ndryshe me ndërkombëtarët. Të tillë janë Kadri Veseli dhe Behgjet Pacolli. Çdo lider i partive politike, më mirë është me u taku me deputetët e tyre, para se të takohen me ambasadorët e vendeve të huaja”, ka shkruar Zeka përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Më poshtë e gjeni reagimin e tij të plotë:

Kadri Veseli dhe Behgjet Pacolli, po tallen me Perendimin.
Edhe sot ishte drame ne Kuvendin e Kosoves. Perfaqesuesit e shteteve perendimore perseri duke na treguar gropen ne te cilen po mundohen ta fundosin disa politikan injorante, bashke me disa kapadai rreth tyre.
Teme e gjate kjo, por dua te ndalem tek Kadri Veseli dhe Behgjet Pacolli. Veseli po e luan rrolin e Ramiz Alise ne Shqiperi ne vitet 90-ta, kur Alia ishte as as. As per renirn e komunizmit e as per lindjen e demokracise. Ajo loje i ka kushtu shume shtrenjte Shqiperise. Edhe Kadria po lun as as. As me gjykate e as kunder. Nuk dihet sa ka me na kushtu kjo pavendosmeri.
Ky i dyti, Behgjet Pacolli, eshte njeriu i cili pafundesisht po tregohet politikan i pasinqert dhe i papergjegjshem! Thote se Demarkacioni dhe Gjykata duhen kaluar, ne kohen kur te pakten me njerin nga deputetet e AKR-se, nuk ka biseduar prej muajit shtator per ti thene qe te pakten te heqe nenshkrimin e dhene per seancen e jashtezakonshme mbi specialen.
Kryetari i Nismes, edhe pse i angazhuar me 100 obligime, vazhdimisht eshte takuar dhe ka degjuar mendimet tona rreth ketyre dy çeshtjeve. Gjithmone na ka sygjeruar qe te vendosim individualisht per keto gjera, duke pasur parasysh interesin e shtetit te Kosoves dhe jo ato personale tonat apo te dikujt tjeter.
Deshtimi i mbledhjes se Kryesise se Kuvendit te Kosoves, sot, ka ardhur pikerisht me fajin e atyre qe ndryshe flasin me ne e ndryshe me nderkombetaret. Te tille jane Kadri Veseli dhe Behgjet Pacolli. Çdo lider i partive politike, ma mire eshte me u taku me deputetet e tyre, para se te takohen me ambasadoret e vendeve te huaja…!!!

(Kosova Sot)