Detaje tronditëse nga shtëpia ku u maltretuan 13 fëmijë nga prindërit e tyre (FOTO)

  • 18 January 2018 - 17:59
Detaje tronditëse nga shtëpia ku u maltretuan 13 fëmijë nga prindërit e tyre (FOTO)

Detaje më të fundit tronditëse nga shtëpia e horrorit në Kaliforni tregojnë që 13 fëmijët që jetonin aty, abuzoheshin në mënyra të ndryshme nga prindërit e tyre.

Ata kishin të drejtë që vetëm njëherë brenda ditës të hanin ushqim, si dhe dy herë brenda vitit të laheshin.

 Fëmijët, mosha e të cilëve varion nga 2 deri në 29-vjeç shpëtuan nga ky tmerr të dielën, kur motra e tyre 17-vjeçare rrezikoi jetën duke u hedhur nga dritarja dhe telefonoi policinë.

Ata u gjetën nga policia të lidhur për mobile.

Prindërit e tyre, David dhe Louise Trupin u arrestuan menjëherë sapo policia arriti në vendin e ngjarjes.

Autoritetet frikësohen për shëndetin e fëmijëve, duke pasur parasysh gjërat e tmerrshme që ju kanë ndodhur gjatë këtyre viteve. Ata thanë se fëmijët ishin nën peshë nga kequshqyerja si dhe shumë të pistë, sepse jetonin në një dhomë të mbushur me urinë.

Në anën tjetër, familjarët e tyre shprehen të habitur sepse çdo herë kishin përshtypjen se ata ishin një familje krishtere model.

Ndërsa, fqinjët thanë se këta fëmijë në publik dhe në rrjete sociale shiheshin gjithmonë të lumtur. Ata përshkruanin fëmijët si gjithmonë të veshur mirë dhe të krehur.

Image
Image
Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)