Arrestohet prizrenasi, sulmoi fizikisht një polic në detyrë

  • 19 January 2018 - 13:15
Arrestohet prizrenasi, sulmoi fizikisht një polic në detyrë

Gjatë ditës së djeshme policia në Prizren ka arrestuar një person pasi i njejti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Më pas polici ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në raportin e policisë. 

Nuk dihen motivet që çuan deri te ky sulm fizik, mirëpo rastet kur zyrtarët policorë sulmohen në detyrë nuk janë të rralla.

Njoftimi i plotë nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:

Prizren 18.01.2018-17:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë intervistimit në stacion, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)