Qindra miliona dëme nga informaliteti

  • 04 August 2015 - 07:33
Qindra miliona dëme nga informaliteti

Shteti i dobët, ekonomia mbytet nga paligjshmëria

Kosova, terren i përshtatshëm për pastrimin e parave të pista

Vetëm një importues, me vetëm një produkt, për vetëm 10 vjet i ka shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës evazion fiskal prej rreth 150 milionë euro. Një pjesë e madhe e importit, prej mbi 90 % të importeve, me të cilat Republika e Kosovës i plotëson nevojat themelore dhe kërkesat e qytetarit konsumator, është kontrabandë, zhvillohet jashtë rrugëve legale dhe natyrisht se qarkullojnë paranë me prejardhje të dyshimtë", thotë kryetari i shoqatës "Konsumatori", Selatin Kaçaniku

Kosova, sipas njohësve të ekonomisë, është vendi me shpëlarjen më të madhe të parasë në rajon, ku shumica e pagesave bëhen në dorë e jo përmes bankave, por edhe kur bëhen përmes bankave nuk kërkohet prejardhja e parasë, ose ajo bëhet sa për sy e faqe dhe nuk kontrollohet nga askush. Kjo dukuri dhe evazioni i madh fiskal, në anën tjetër, po e mbysin ekonominë e Kosovës, kurse Qeveria, në vend që të merret me këtë gjë, në vazhdimësi hesht ndaj këtyre krimeve ekonomike, sepse është bërë bashkë me bizneset e mëdha, të cilat e shfrytëzojnë këtë amulli për t'u pasuruar për vete, duke mos dhënë asgjë, ose fare pak kontribut për shtetin. Njohësi i mirë i aktualitetit dhe kryetari i shoqatës "Konsumatori", Selatin Kaçaniku, thotë se Republika e Kosovës nuk ka treg vendor, as ekonomi tregu të lirë dhe nuk mund të ketë as strategji të zhvillimit ekonomik, por lejon dhe krijon kushte të volitshme për pastrim parash... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)