LDK kundër shfuqizimit të Speciales, braktis mbledhjen e Kryesisë

  • 22 January 2018 - 10:40
LDK kundër shfuqizimit të Speciales, braktis mbledhjen e Kryesisë

Kryetari i GP të LDK Avdullah Hoti, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kur filloi diskutimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, tha ai.

Hoti shtoi se mbledhja e Kryesisë po vazhdon ende.

“ Qëndrimi ynë për Specialen dihet. LDK është kundër shfuqizimit. Ishte në rend dite edhe sot. Të shohim si do të vazhdojnë më tutje shumica parlamentare”, shtoi ai.

(Kosova Sot)