Njihuni me sekretet e errëta të juristit që do të bëjë vetting-un! (DOKUMENT)

  • 23 January 2018 - 16:54
Njihuni me sekretet e errëta të juristit që do të bëjë vetting-un! (DOKUMENT)

Kozma Jano, avokati i zgjedhur dje me short për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Këtë fakt skandaloz e ka zbuluar Partia Demokratike e cila këtë të martë ka bërë publike edhe dokumentet që e faktojnë këtë pretendim.

Ne vetëdeklarimin për lidhje me ish sigurimn, vetë Kozma Jano ka deklaruar “jo”, por dokumentet e zbuluara tregojnë të kundërtën.

Në moshën 21 vjecare ai ka qenë informator i sigurimit të Shtetit, dhe ka pasur pseudonimin “telefoni”.

Sipas dokumenteve, jano është rekrutuar kur ka punuar në Portin e Durrësit në vitin 1977 nga operativi Sefer Alikaj. Ka pasur qëllim agjenturën brenda policisë. Dokumenti mban firmën e zv.titullarit Kapllan Shehu

Ndërkohë, në një dokument tjetër të publikuar sot nga PD, thuhet se në 8 shtator 1978 ai “u muar në lidhje” dhe mban në krah emrin e Myftar Gjoncajt.

 Ndërsa në 27.9.1979 në të njëjtin dokument të Sigurimit të Shtetit thuhet se ai është liruar nga policia dhe dosja është asgjësuar.

Kozma Jano në vitin 2011 ka qenë kandidat për këshilltar në Bashkinë e Lushnjës për Partinë Komuniste.

 Po ashtu, me vendimin nr.13, datë 19.4.1996 (nr.10 i vendimit), komisioni "Mezini", i ka ndaluar kandidimin në emër të subjektit politik Partia e Unitetit Kombëtar

 Kozma Jano, i propozuar nga avokatët për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u zgjodh anëtar i këtij organi që do të bëjë vettingun, dje në nënkomisionin ad hoc, pas një shorti me gogla, në mungesë të arritjes së konsensuti politik.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)